Ukraina rrëzon 12 dronë rusë

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të saj

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia tha se 15 raketa të Ukrainës kishin në shënjestër rajonin e Belgorodit përgjatë kufirit midis dy vendeve.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi dronët mbi rajonet e Mikolaivit dhe Kharkivit.

Oleh Syniehubov, guvernator i rajonit të Kharkivit, njoftoi përmes një deklarate në rrjetin social Telegram se një ndërtesë ishte dërmtuar nga sulmet, por se nuk kishte patur viktima.

Vitaliy Kim, guvernator i rajonit të Mikolaivit, njoftoi në rrjetin Telegram se tre nga dronët u rrëzuan mbi rajonin e tij. Ai nuk raportoi për dëme apo viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 15 raketa ukrainase në disa valë sulmesh gjatë natës.

Raketat kishin në shënjestër rajonin e Belgorodit, ku guvernatori Vyacheslav Gladkov njoftoi përmes rrjetit social Telegram për dëmtim të 20 shtëpive dhe plagosjen e disa njerëzve në këtë sulm./VOA

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika