Aeroporti i Vlorës ka nisur zyrtarisht funksionimin të enjten, ku një avion është ulur për herë të parë në pistën e tij.
Bëhet fjalë për fluturimin e parë certifikues, raportoi A2.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve të rinj të aeroportit të Vlorës. Falënderoj edhe grupin e ardhur nga Kosova. Shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar me dy grupet, do e ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti. Falënderoj edhe ata që besuan dhe punuan për këtë projekt, që ishte tejet sfidues”, u shpreh Rama.
Ky është aeroporti i tretë në Shqipëri, pas atij të Rinasit dhe Kukësit.
Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë një nga më të ngarkuarit në rajon, ndërsa aeroporti i Kukësit aktualisht është mbyllur, pasi nuk ka fluturime.