Ulet çmimi i naftës për 2 cent në Kosovë

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar i naftës në vend është ulur për 2 cent për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit më të ri, dizeli do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.89 euro për litër. Ndërkohë, çmimet e produkteve të tjera mbeten të pandryshuara: benzina do të vazhdojë të shitet me 1.47 euro për litër, ndërsa gazi me 0.82 euro për litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime janë të vlefshme për periudhën e ardhshme 24-orëshe.

Të fundit nga rubrika