UNICEF njofton se 3.4 milionë fëmijë në Pakistan kanë nevojë për “mbështetje jetëshpëtuese”

Përmbytjet në Pakistan janë duke vazhduar dhe njëkohësisht rritet nevoja për mbështetje. Këto përmbytjet kanë përfshirë 16 milionë fëmijë në total, gjersa gjendja e tyre është duke u përkeqësuar, UNICEF thotë se mbi tre milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje të mënjehershme

Gjendja e fëmijëve gjatë përmbytjeve në Pakistan. Foto: CNN

“Superpërmbytjet” në Pakistan kanë lënë 3.4 milionë fëmijë në nevojë për “mbështetje të menjëhershme, shpëtimtare”, sipas UNICEF.

Një ministër pakistanez i ka përshkruar përmbytjet si “katastrofa më e keqe humanitare në një dekadë”.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Pakistan, Abdullah Fadil ka njoftuar se nga përmbytjet janë prekur 16 milionë fëmijë në total.

Ky vlerësim erdhi pasi Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit ka përditësuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet që nga mesi i qershorit në një mijë e 545 njerëz, 552 prej tyre fëmijë. Ndërkohë, zyrtarët pakistanezë kanë paralajmëruar se numri i të prekurve mund të rritet pasi vdekjet po raportohen dhe sëmundjet janë në rritje.

Azra Pechuho, ministre e shëndetësisë për provincën jugore Sindh ka thënë se tani ekziston një “gjendje emergjente”, e cila është e shkaktuar nga sasia e madhe e ujit të ndenjur.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Pakistan tha se gjendja në provincënSindh ishte “përtej të zymtës”. Në këtë zonë ka fëmijë të kequshqyer që luftojnë me sëmundje si diarreja, malaria dhe ethet e dengës, përfshirë këtu dhe kushte të dhimbshme të lëkurës, raporton CNN.

“Vajzat dhe djemtë në Pakistan po paguajnë çmimin për një katastrofë klimatike që nuk është bërë prej tyre,” shtoi Fadil.

Fadil ka rrëfyer se fëmijët e vegjël jetojnë jashtë me familjet e tyre pa ujë të pijshëm, pa ushqim dhe pa mjete jetese dhe janë të ekspozuar ndaj një game të gjerë rreziqesh dhe rreziqesh të lidhura me përmbytjet.

Fadil ka përfunduar duke thënë se infrastruktura jetike është shkatërruar dhe dëmtuar, duke përfshirë mijëra shkolla, sisteme ujore dhe objekte shëndetësore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika