“Uniformat e policisë serbe në Leposaviq”, Sveçla: Dëshmi se Serbia është përgjegjëse për destabilizim

"Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Dhjetëra uniforma të policisë së rregullt dhe asaj speciale serbe por edhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës janë gjetur në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se këto uniforma u gjetën pas informatave inteligjente të policisë

Sveçla ka theksuar se kjo është dëshmi se mekanizmat e Serbisë mbesin përgjegjës për sulmin në Banjëskë.

“Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë. Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë tutje se institucionet e Kosovës po parandalojnë dhe luftojnë tentativat e Serbisë për destabilizim të vendit.

“Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, ka vijuar Sveçla.

Konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe në Leposaviq 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika