Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes nga Kosova

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e studentes nga Kosova, Daorsa Spahija.

Në telegramin e ngushëllimit nga Universiteti i Tetovës thuhet se largimi i papritur i studentes kosovare përjetohet me dhimbje të madhe në shoqërinë tonë studentore, në auditorët, në bisedat dhe kujtimet që i ndanë së bashku, njofton Dukagjini.

“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë. Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e studentes të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika