Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se urgani “Melissa” si stuhi e kategorisë së tretë tashmë ka arritur në Kubë.
Erëra të qëndrueshme deri në 190 kilometër për orë po godasin bregdetin jugor, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel Bermúdez, ka bërë të ditur se mbi 735 mijë njerëz në të gjithë vendin janë evakuuar për shkak të uraganit “Melissa.
“Do të jetë një natë shumë e vështirë për të gjithë Kubën, por ne do të rikuperohemi, gjithmonë me besimin në fitore që Fidel dhe Raúl na ngulitën”, tha ai, duke iu referuar vëllezërve Castro, ish-udhëheqësve të vendit.