Uran Ismaili: Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka dhënë një zotim të fortë para qytetarëve, duke thënë se puna e tij do të matet vetëm me realizimin e premtimeve.

 

“Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë. Do ta pranoj që nuk kam qenë i denjë për një mandat tjetër,” tha ai në Debat Plus.

 

Ismaili shtoi se Prishtina është qyteti i tij, ku jeton me familjen dhe rrit fëmijët, dhe se e njeh kryeqytetin në çdo pore të tij bashkë me problemet që i rëndojnë qytetarët. Ai theksoi se përvoja e tij si ish-ministër i Shëndetësisë, ku ka zbatuar reforma që vazhdojnë të japin rezultate, është dëshmi se di të sjellë zgjidhje edhe për kryeqytetin.

 

“Unë nuk kam vija partiake – do t’i shërbej vetëm qytetarëve të Prishtinës,” përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika