Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot zgjidhjet e tij për lagjen Ulpiana, për të cilën vlerëson se duhet të jetë më mirë.
Ismaili këtë të shtunë ka takuar të moshuarit e kësaj lagjeje të kryeqytetit tek të cilët u zotua se do të krijojë kushte më të mira për ta, transmeton Dukagjini.
“N’Ulpianë me ma t’mirët! Me instalimin e 400 ashensorëve të rinj dhe fasadimin e ndërtesave, do të krijojmë kushte që të moshuarit të kenë jetë aktive komunitare dhe të jetojnë me dinjitet. Prishtina funksionale është Prishtina ku edhe gjyshi e gjyshja mund të dalin lirshëm nga banesa”, ka shkruar Ismaili në Facebook.