Uran Ismaili: Prishtina ka kolona pa fund, Rama mbylli rrugë pa alternativa

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se në kryeqytet ka kolona të pafundme, ndërsa nuk ekziston asnjë rrugë alternative.

Ismaili ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh kundërshtarin e tij nga LDK-ja, për keqqeverisje në kryeqytet, duke thënë se ai ka mbyllur rrugë pa ndërtuar rrugë alternative.

“Kolona, kolona, kolona, rrugë, rrugë, rrugë të gjata, të cilat me orë të tëra ne kemi prit në trafik,” ka thënë ai.

“Autoambulanca shpeshherë ka mbet në trafik, asnjë rrugë, asnjë gjë nuk ka ndryshu, veç është mbyllë, as nuk ki asnjë rrugë alternative,” ka shtuar Ismaili.

Ai ka përmendur edhe mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, duke thënë se premtimet e Ramës nuk janë përmbushur:
“Mbyllja e rrugës Xhorxh Bush nuk ka qenë premtim me mbyllë, ka qenë me ridefinu krejt komplet qendrën… pat premtu që do t’i bëjë gjashtë parkingje të cilat do të jenë përreth, të cilat as nuk janë buxhetu najherë, as nuk janë diskutu dhe nuk besoj që ka me i diskutu prapë në këto zgjedhje. Pra, premtimet e tij [Përparim Ramës] kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe në fund të gjitha ato premtime janë reduktu në një mbyllje të një rruge,” ka deklaruar Ismaili.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika