Uran Ismaili: Si kryetar i Prishtinës nuk do të fshihem pas premtimeve të mia

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar kryetarin aktual të komunës, duke thënë se qeverisja e tij ka dështuar për shkak të mungesës së aftësive për të realizuar projektet e premtuara.

“Fatkeqësisht kemi zgjedhur kryetarë që nuk i kanë pasur shkathtësitë për t’i realizuar projektet që vetë i kanë premtuar. Nuk po flasim për projekte të imponuara, por për ato që i kanë propozuar vetë e që nuk janë realizuar,” tha Ismaili.

Ai shtoi se kryetari aktual nuk mund të justifikohet me akuza ndaj të tjerëve, kur ka pasur në dispozicion buxhetin më të madh se çdo komunë tjetër në vend. “Nuk mundesh pa rreshtur për katër vite me thënë që ‘nuk kam mujt me punu, nuk më kanë lënë me punu’, kur i ke pasur krejt mundësitë,” theksoi ai.

Sipas Ismailit, përgjegjësia për gjendjen në qytet bie drejtpërdrejt mbi kryetarin, nëse shërbimet dhe lagjet nuk janë në rregull. Ai premtoi se nëse zgjedhet në krye të komunës, nuk do të fshihet pas arsyetimeve. “Në momentin që zgjedhem si kryetar i komunës, arsyetimet nuk janë në fjalorin tim,” përfundoi Ismaili.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/17QUsihGJP/

Të fundit nga rubrika