Ursula von der Leyen në Kosovë, do të pritet nga krerët e shtetit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten e 27 tetorit do ta vizitojë Kosovën. Ajo në takim do të pritet nga krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten e 27 tetorit do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Von der Leyen do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke filluar nga ora 09:00.

Pastaj duke filluar nga ora 10:15 ajo do të pritet në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë vizitë edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo vizitë vjen në kuadër të vizitave të shefes së Komisionit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën ditë, të enjten e 27 tetorit, von der Leyen do ta vizitojë edhe Tiranën.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Sarajevë më 28 tetor dhe në Beograd. Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi të shtunën e 29 tetorit.

Von der Leyen në rajon do të diskutojë me bashkëbiseduesit e saj për bashkëpunimin rajonal, reformat evropiane, gjetjet e raporteve të fundit të progresit dhe për sfidat e përbashkëta, siç janë edhe menaxhimi i migracionit dhe përballja me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, shkruan REL.

Një temë tjetër diskutimi do të jetë edhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojat e kësaj lufte, si për Ballkanin, ashtu edhe për Evropën.

Ndërkaq, samiti i ardhshëm ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet më gjashtë dhjetor të vitit 2022, në Tiranë.

 

 

 





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika