Ushtarët e FSK-së, formojnë portretin e Adem Jasharit

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në prag të Epopesë së UÇK-së kanë realizuar në poligon portretin e komandantit legjendar Adem Jashari. Kjo vepër, është ideuar nga artisti Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri i FSK-së, Vesel Raci. Për televizionin ka folur ideatori i veprës, Besart Gashi

Pmaje të postuara nga FSK-ja

Mbi 800 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë bërë bashkë për të krijuar portretin e një patrioti kombëtar, i cili gjithmonë e kishte ëndërruar Kosovën të pavarur e me ushtri moderne.

Këta ushtarë zgjodhën në këtë formë ta nderojnë figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, në prag të Epopesë së UÇK-së.

Kjo video e shoqëruar me tingujt e këngës kushtuar komandantit është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtë moment dikush e kishte projektuar në mendje paraprakisht. Është ideatori i kësaj vepre, Besart Gashi i cili për Dukagjinin tregoi prapaskenat e realizimit të saj.

“Në të vërtetë ka qenë e zorshme të realizohet sepse është një vepër e madhe. Gjatësia e saj është 25 metra dhe janë dashur mbi 700 pjesëtarë të FSK-së të realizohet, të gjithë kanë ardhur pa hezitim. E falënderoj gjeneralin Cikaçi i cili pa hezitim ka pranuar ofertën time dhe të gjithë mbështetjen që ma ka dhënë jo vetëm ai por gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka theksuar Besart Gashi – Artist.

Gashi tregon që pavarësisht rezultatit të kënaqshëm, moti nuk ishte në anën e tyre.

“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor timin kësaj radhe, e kam  vizatu me datën tre mars krejt atë vizatim dhe kur jam çuar në mëngjes s’ka pas asgjë aty sepse e ka fshi shiu, kurse e falënderoj z.Raci i cili e ka marrë përgjegjësinë, ka bërë matjet, pikat dhe është realizuar kjo vepër arti”, ka shtuar Besart Gashi – Artist.

E, krejt këtë moment i cili u shpërnda dhe u vlerësua nga shumë njerëz në rrjete sociale, Gashi e ideoi vullnetarisht.

Ministria e Mbrujtjes e nderoi të shtunën Adem Jasharin edhe me disa rreshta:

Marshojmë pas teje Komandant, Të pandalshëm, Të pathyeshëm, Triumfues, Përjetësisht, Adem Jashari, Emblema dhe Flamuri ynë!.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika