Ushtarët e FSK-së trajnohen për qitje në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar për qitje në distanca të largëta.

FSK-ja nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se ky trajnim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjen për situata të avancuara operacionale, njofton Dukagjini.

“Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar në qitje në distanca të largëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftatake të FSK. Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të fundit nga rubrika