Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë njoftuar se janë duke vazhduar me patrullimet e tyre në komunat veriore të Kosovës.
KFOR-i përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se janë duke vepruar në Kosovë si një forcë sigurie dhe stabiliteti në rajon.
Kësaj radhe, ushtarët italianë të Komandës Rajonale Lindje kanë kryer patrullime operative në Zubin Potok.
“Në këto operacione patrullimi, trupat e KFOR-it janë të armatosur dhe pajisur me teknologjitë dhe pajisjet më moderne për të monitoruar situatën dhe për të reaguar ndaj çdo ndryshimi në terren. Prezenca e tyre synon të dërgojë një mesazh të qartë të angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe për të siguruar një kufi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e zonës”, thuhet në njoftimin e tyre.