Ushtari francez humb jetën pasi u qëllua në kokë gjatë një “loje” me kolegët

Një ushtar francez ka ndërruar jetë pasi u qëllua në kokë gjatë një “loje” me kolegët e tij në një festë, sipas mediave lokale.

Brigadieri 20-vjeçar Alexandre Lanckbeen u plagos rëndë të shtunën e kaluar, ndërsa po merrte pjesë në një festë, shkruan BBC, tranmseton Dukagjini.

Sipas prokurorëve francezë, një pistoletë e mbushur me fishekë u shkrep gjatë asaj që u përshkrua si një lojë mes ushtarëve, dhe një plumb e goditi Lanckbeen në kokë.

Guvernatori ushtarak i Parisit, Loïc Mizon, tha se e kishte mësuar me “trishtim të thellë” për vdekjen e 20-vjeçarit të premten, si pasojë e plagëve të marra.

“Dua të shpreh dhembshurinë time më të thellë për familjen dhe të afërmit e tij dhe t’i siguroj ata për mbështetjen e plotë të forcave të armatosura,” shkroi ai në rrjetin social X.

Brigadieri Lanckbeen shërbente në Regjimentin e 35-të të Artilerisë Parashutiste me bazë në Tarbes dhe ishte i angazhuar në kuadër të Operation Sentinelle, një operacion afatgjatë i sigurisë brenda territorit francez.

Sipas prokurorisë, të shtunën në mbrëmje katër ushtarë të akomoduar në spitalin Percy kishin nisur të luanin një lojë të njohur brenda ushtrisë, e cila përfshin përpjekjen për t’i çarmatosur armën një kolegu dhe për ta neutralizuar atë.

Zakonisht arma është e zbrazur kur luhet kjo lojë, por në këtë rast nuk ishte, raportojnë mediat lokale.

Gjatë lojës, arma u shkrep dhe plumbi e goditi Lanckbeen në kokë.

Tre ushtarë, gjithashtu të angazhuar në kuadër të Operation Sentinelle, dolën para një gjykate në Paris të martën në lidhje me ngjarjen.

Njëri prej tyre u akuzua për “dhunë me armë që shkakton paaftësi të përhershme dhe shkelje të urdhrave për shkak të konsumimit të alkoolit”.

Dy të tjerët u akuzuan për “plagosje të pavullnetshme që ka sjellë paaftësi për punë mbi tre muaj, përmes shkeljes së qëllimshme të detyrimeve rregullatore të sigurisë ose kujdesit”.

Ata gjithashtu u akuzuan për “ndryshim të vendit të ngjarjes për të penguar zbardhjen e së vërtetës”.

Pas vdekjes së Lanckbeen, akuzat pritet të rikualifikohen.

Hetimi i është besuar shërbimit të hetimeve kriminale në departamentin Hauts-de-Seine.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika