Ushtari i sulmuar nga agjentët në Gramsh: Humba shikimin për një moment

Njëri nga ushtarët e sulmuar në uzinën e Gramshit në Shqipëri ka treguar se pavarësisht se u kishte ikur shikimi, ata kishin arritur ta neutralizonin njërin nga agjentët

Ushtari i sulmuar në uzinën e Gramshit

Të dielën e 21 gushtit ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar ushtarët e sulmuar nga të dyshuarit për spiunazhe në uzinën e Gramshit,  të cilët kishin përdorur spray neuroparalizues ndaj dy ushtarëve shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Ushtari ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur më 20 gusht në uzinën e Gramshit sesi ishte përballur me të dyshuarit për spiunazh.

Ai ka thënë se ishte spërkatur në fytyrë me spray neuroparalizues, dhe nga kjo i kishte ikur shikimi dhe kishe pasur djege në fytyrë për disa minuta.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin, por e kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, ka thënë ai.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Tre rusë hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh, sulmojnë dy ushtarë shqiptarë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika