Ushtria izraelite nis një valë të re sulmesh ndaj Teheranit

Tymi ngrihet ndërsa sulmet godasin qytetin gjatë fushatës ushtarake SHBA-Izrael në Teheran, Iran, të enjten, 5 mars 2026. (AP Photo/Vahid Salemi)

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë nisur një valë të re sulmesh ajrore mbi kryeqytetin iranian, Teheran, ka raportuar BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklsruar se lufta ishte “afër përfundimit, pothuajse” dhe po zhvillohej përpara planit.

Megjithatë, ai paralajmëroi se misioni i SHBA-së nuk është përfunduar ende, duke thënë se “kemi fituar në shumë mënyra, por ende nuk kemi fituar mjaftueshëm.”

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë sulmet me raketa për sa kohë të nevojitet dhe se bisedimet me SHBA-në nuk janë më pjesë e axhendës.

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) deklaroi se nuk do të lejojë “asnjë litër nafte” të transportohet nga Lindja e Mesme nëse sulmet SHBA-Izrael vazhdojnë.

Trump iu përgjigj se SHBA-ja do ta godasë Iranin “20 herë më fort” nëse bllokon trafikun e tankerëve përmes Sundimi i Hormuzit, që përpunon një të pestën e furnizimit global me naftë.

Pas këtyre zhvillimeve, çmimet e naftës ranë nga nivelet më të larta katërvjeçare dhe tregjet globale u rritën, pasi Trump sugjeroi se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.

Gjithashtu, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme të reja në qendër të Iranit dhe ka goditur kryeqytetin libanez, Beirut, ku Izraeli ka zgjeruar fushatën kundër milicisë Hezbollah, e mbështetur nga Irani.

Teherani mbetet në “errësirë totale” pas sulmeve të natës, tregojnë banorët

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika