Ushtria izraelite thotë se po godet objektiva në të gjithë Teheranin

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po godet “objektiva të regjimit iranian” në disa zona të Teheranit, sipas një njoftimi të shkurtër në Telegram.

Në kryeqytetin iranian janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, ndërsa është raportuar edhe ndërprerje e energjisë elektrike pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në disa pjesë të qytetit.

Sipas burimeve lokale, energjia elektrike është rikthyer në disa zona, përfshirë pjesë të Teheranit lindor dhe qytetin Karaj, raporton BBC.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars News Agency, e lidhur me Gardën Revolucionare, raporton se furnizimi me energji është stabilizuar në shumicën e Teheranit dhe në provincën Alborz, ndërsa po punohet për rikthimin e plotë të energjisë në zonat e mbetura.

Të fundit nga rubrika