Në një përditësim në kanalin e saj në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se ka “”çmontuan Shtabin e Luftimit Iranian” ku sipas ushtrisë izraelite ndodheshin operativë të regjimit iranian.
Ushtria izraelite thotë se qendrat e komandës, përfshirë selinë e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), selinë e inteligjencës, qendrat e komandës së Forcave Ajrore të IRGC dhe selinë e sigurisë së brendshme, u goditën në “një valë sulmesh në shkallë të gjerë”.
IDF shtoi se do të “vazhdojë të godasë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit terrorist iranian kudo që ata operojnë”, raporton BBC.
Lexo edhe:
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ushtria jonë mbetet e paprekur, e aftë të mbrojë vendin