Ushtria ukrainase thotë se ka trefishuar zonën e rimarrë në Ukrainën Lindore

Gjersa lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ofensiva e qytetit të Kharkiv thotë se ushtaria ukrainase ka trefishuar përmasat e territorit të rimarrë

Kharkiv

Ushtria e Ukrainës thotë se forcat e saj kanë rimarrë mbi 3,000 km katrorë gjatë një kundërofensive në Ukrainën lindore.

Përparimi i jashtëzakonshëm, nëse konfirmohet, do të thotë se forcat e Kievit kanë trefishuar fitimet e tyre të deklaruara në pak më shumë se 48 orë, transmeton BBC.

Të enjten në mbrëmje, Presidenti i Ukrainës, Zelensky e vuri shifrën në 1000 km katrorë dhe më pas 2000 km katrorë të shtunën në mbrëmje.

BBC nuk mund të verifikojë shifrat ukrainase, dhe gazetarëve u është mohuar qasja në vijat e frontit.

Të shtunën, kundërsulmi lindor pa trupat ukrainase duke hyrë në qytetet jetike të furnizimit nga Rusia, Izyum dhe Kupiansk.

Por zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se luftimet kanë vazhduar jashtë këtyre qyteteve. Ndërkaq, zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase po luftonin ende për të fituar kontrollin e një numri vendbanimesh rreth Izyum.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj nga vetë Izyum dhe Kupiansk, gjë që tha se do t’i lejonte forcat e saj “të rigrupohen” në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ministria ruse konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk. Forcat ukrainase hynë në qytet, të premten.

Pamjet e paverifikuara në mediat sociale duket se tregojnë radhë të gjata trafiku të krijuar në pikat kufitare.

Ritmi i kundërsulmit i ka zënë rusët në befasi, dhe lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, një mbështetës i vendosur i presidentit Vladimir Putin, dukej se vuri në dyshim tërheqjen ruse.

Në një mesazh të postuar në Telegram, Kadyrov tha se nëse nuk do të kishte një ndryshim në pasurinë ruse, ai do të detyrohej të pyeste udhëheqjen e vendit për të shpjeguar situatën.

Por rusët ende mbajnë rreth një të pestën e vendit dhe pak e imagjinojnë një fund të shpejtë të luftës.

Nëse vërtetohen këto përparimet të Ukrainës, këto do të ishin ndryshimet më të rëndësishme të vijës së frontit qëkur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.

Përfitime të tilla do të shihen si një shenjë se ushtria e Ukrainës ka kapacitetin për të rimarrë territorin e pushtuar gjersa Kievi vazhdon t’u kërkojë aleatëve perëndimorë mbështetje ushtarake.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika