Një vajzë palestineze, familja e së cilës u largua nga shtëpia e tyre në Gaza ka thënë se “nuk mund ta përshkruajë as gjendjen” në të cilën po jetojnë.
Kjo vjen pasi mijëra njerëzve në Gazën veriore iu ka thënë të shkonin në jug nga qeveria izraelite përpara një ofensive të parashikuar tokësore.
Rahaf, i cili tani është në Khan Younis, ka thënë se “Nuk ka ujë të pastër. Nuk ka ujë as për të larë fytyrat tona. Ne jemi të gjithë të shtypur. Ne nuk mund ta durojmë më këtë”.
Ajo ka përshkruar se kishte parë gjak dhe trupa në rrugë dhe se si përpiqet t’i qetësojë vëllezërit e motrat e saj kur dëgjojnë shpërthime duke u thënë se tingujt janë nga një “ceremoni martese”, se janë “normale”, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.
Ajo shpresonte se do të kishte diçka për të ngrënë sot, pasi babai i saj priti tre orë në një furrë buke dje për pak bukë, mes një furnizimi të pakësuar me ushqim dhe ujë në rajon.