Vance: SHBA-ja i ka përmbushur qëllimet ushtarake – varet nga Irani se si do të përfundojë lufta

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka deklaruar nga Budapesti, ku po takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban, se SHBA-ja “në thelb” i ka përmbushur objektivat e saj ushtarake në Iran.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vance tha se mënyra se si përfundon lufta varet nga Irani, duke shtuar se ekzistojnë “dy rrugë” për dalje nga konflikti.

Sipas tij, njëra rrugë është që Irani “të vendosë të jetë një vend normal, të mos financojë më terrorizëm dhe të bëhet pjesë e sistemit global të tregtisë dhe shkëmbimeve ekonomike”.

Opsioni tjetër, sipas Vance, është që nëse Irani nuk ulet në tryezën e bisedimeve, “situata ekonomike në vend do të vazhdojë të përkeqësohet shumë”.

Të fundit nga rubrika