Varhelyi mirëpret marrëveshjen për roaming në samitin e BE-së në Tiranë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar në samitin e BE-së në Tiranë, për heqjen e tarifave të Roaming-ut në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Evropian për Zgjerimin në Bashkim Evropian, Oliver Varhelyi





Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, është shprehur mjaft i kënaqur nga nënshkrimi i marrëveshjes për tarifat roaming në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në samitin që po mbahet në Tiranë.

Sipas tij, kjo tregon hapa konkretë për bashkëpunim mes dy palëve.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur nga ky tranzicion digjital, kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik. Këtë jemi duke arritur sot, duke bërë telefoninë celulare të arritshme për të gjithë qytetarët. Marrëveshja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në këtë hap”, ka deklaruar Varhelyi.

Kjo është një marrëveshje e nënshkruar në parim, dhe për t’u vënë në zbatim duhet të miratohet nga çdo shtet.

“Ky zotim që kemi marrë sot është tregues që do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Bizneset do të përfitojnë shumë, duke çuar para aktivitetet që marrin pjesë sepse që prej hapit të parë, ishte që BP ra dakord që të ulë tarifat e Roaming në BP”, ka vijuar ai.

Të pranishëm në konferencën e mbajtur këtë mesditë ishin edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton dhe Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ndryshe, të martën e gjashtë dhjetorit, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në samitin e përbashkët në Tiranë të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshjen për zvogëlim të tarifave të roamingut, e cila do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Nënshkruhet marrëveshja për roamingun në samitin e BE-së në Tiranë

 

 





Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika