Varhelyi për “Ballkanin e Hapur”: BE duhet të jetë pjesë e këtij procesi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka ftuar edhe Bashkimin Evropian të jetë pjesë e "Ballkanit të Hapur", dhe se sipas tij, ky samit është dëshmi që BE-ja duhet të përshpejtojë aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij në Samitin e “Ballkanit të Hapur”, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka ftuar edhe Bashkimin Evropian të jetë pjesë e kësaj nisme rajonale.

Sipas tij, kjo iniciativë mund të jetë shans për përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“E marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi. Mendoj se kjo iniciativë nuk është vetëm e mirë dhe se të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni në dekada të tëra. Normalisht, mund të jetë mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së, dhe do të duhet të përshpejtohej edhe integrimi real i rajonit në BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky samit është dëshmi që BE-ja duhet të përshpejtojë aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi, i cili po zgjatet, nuk është diçka pozitive as për qytetarët e BE-së dhe as për ata të Ballkanit Perëndimor. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit, qytetarët tanë, të BE-së ose të Ballkanit Perëndimor, sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyçe është, kur do të jetojmë siç jetojnë në Evropë, kur do t’i kemi mundësitë e njëjta, ekonomike, shoqërore siç i kanë njerëzit e BE-së, dhe kur do të përjetojmë që të gjitha barrierat të eliminohen mes BE-së dhe BP”, shtoi ai.

Komisioneri foli edhe për marrëveshjet, të cilat priten të nënshkruhen mes liderëve të pranishëm, duke thënë që “integrimi fillon me ekonominë dhe shoqërinë”.

“Ky është integrimi i vërtetë, i cili fillon me ekonominë dhe shoqërinë”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se projekti i kësaj ideje nënkupton implementimin e katër lirive themelore evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto katër liri kanë të bëjnë me lëvizjen e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika