Varrezat mbushen me mbeturina, ankohen banorët e fshatit Shkabaj

Banorët e fshatit Shkabaj tash e disa vite janë duke u përballur me një problem jo të zakonshëm. Varrezat dhe hapësira përreth është kthyer në një deponi ilegale e mbeturinave inerte. Shqetësimin e tyre e kanë adresuar edhe tek institucionet lokale por pa sukses

Nuk është deponi e mbeturinave por vendi ku kryhen ritet fetare në ceremonitë mortore.

Hapësira e destinuar për varreza të fshatit Shkabaj, tash e  disa vite është kthyer edhe në vendin ku persona të papërgjegjshëm, vazhdimisht hedhin mbeturina të ngurta.

Për me keq, në disa raste, atyre u është vënë edhe flaka.

“Komuna nuk ka dhënë përgjigje, Policinë i thirrim shpesh sa herë na i thërrasim na thonë mos na thirrni se këto janë gjana të thjeshta, kjo nuk është mirë. Na i thirrim ata nuk vijnë, jemi në hall”, tha Nderim Sejdiu-Banor i Shkabajt.

Duke parë që institucionet nuk po veprojnë, Arsim Sylejmani  thotë se disa herë e kanë pastruar vet këtë pjesë, por sërish është kthyer në gjendje të njëjtë.

“ Kemi marr disa herë aksione e kemi ba apel por veç ma keq, jemi detyru si banorë më mbyll rrugën por e kishin hap e kishin ba edhe një hyre, jemi në hall të madh”, tha Arsim Sylejmani-Banor i Shkabajt.

Kryesisht, kjo veprimtari e paligjshme, sipas banorëve kryhet gjatë natës.

E kjo i ka vënë në një situatë të pazakontë.

“Disa muaj nuk ka pas rast vdekje, por nëse ndodh rast vdekje ne nuk kemi ku me ja fal xhenazen, me këtë gjendje jo”, tha Sokol Salihu-Banor i Shkabajt.

Televizioni ka tentuar të marrë vërë kontakt edhe me zyrtarë të komunës së Prishtinës për këtë problematikë, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika