Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, me seancën që do të fillojë në orën 09:00

Sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca gjyqësore do të fillojë në orën 09:00 dhe do të përqendrohet në vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në këtë proces, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarët e lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po gjykohen për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës së Kosovës.

Të enjten e kaluar, dëshminë e tij e dha dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke vijuar me prezantimin e provave dhe dëshmive në këtë proces.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika