Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të votave.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar, e deri më 27 janar, në orën 16:00, janë rinumëruar rreth 77 për qind e vendvotimeve, respektivisht 1,973 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Ndërkohë, procesi i rinumërimit ka përfunduar në 28 komuna.
