Vazhdon seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin e Buxhetit

Seanca e jashtëzakonshme plenare për leximin e parë të Projektligjit të Buxhetit pritet të mbahet sot e hënë, me fillim nga ora 10:00.

Shtyrja e kësaj seance erdhi për shkak të mospajtimeve mes partive për vazhdimin e votimit të këtij projektligji në seancën e së premtes.

PDK, LDK dhe AAK kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit, duke shtyrë kështu procesin e diskutimit në Kuvend.

“Rendi i ditës: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të fundit nga rubrika