Vdes 16-vjeçari në Leposaviq, u rrotullua me traktor teksa tërhiqte një lis

Një 16-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së mërkurës në fshatin Zemanic të Leposaviqit, pasi është rrotulluar me traktor.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka raportuar se një person ishte pa shenja jete pas aksidentit me traktor.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të miturit.

Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç. Dëshmitarët kanë treguar se ai ishte duke tërhequr një lis me traktor kur mjeti bujqësor është rrotulluar, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika