Vdes gruaja që ishte plagosur në Istog

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës gruaja që ishte plagosur këtë të premte në Istog.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Pejës, Fahri Hasani.

Hasani bëri të ditur se viktima ishte dërguar në gjendje shumë të rëndë në spital dhe në gjendje shoku, gjë që siç deklaroi ai për Dukagjinin i ka pamundësuar edhe dërgimin në QKUK.

“Po është ndarë nga jeta viktima, ajo kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore me plagë arme në zonën abdominale – s’ka pas kohë as me dërgu në Prishtinë për trajtim pasi që ka qenë në gjendje shoku”, u shpreh Hasani.

Plagoset një grua në Istog

Të fundit nga rubrika