Vdes në moshën 54-vjeçare, Lisa Marie vajza e legjendës së Rock’n Rollit, Elvis Presley

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së Rock'n Rollit, Elvis, ka vdekur në moshën 54-vjeçare

Këngëtarja amerikane, Lisa Marie Presley

Këngëtarja Lisa Marie Presley, vajza e vetme e të ndjerit Elvis Presley i njohur si “Mbreti i Rock and Roll” ka vdekur të enjten, disa orë pasi u shtrua në spital pas një arresti kardiak.

“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie”, ka thënë Priscilla Presley, nëna e saj në deklaratë për CNN.

Sipas raportimit, ajo ka thënë se janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.

Lisa Marie ishte dërguar me urgjencë në spital më herët gjatë ditës, ka bërë të ditur nëna e saj në Instagram.

“Ju lutemi mbajeni atë dhe familjen tonë në lutjet tuaja. Ne i ndiejmë lutjet nga e gjithë bota dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe”, thuhej në deklaratën e saj në atë kohë.

Foto ilustrim

Zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Los Angeles, Kaitlyn Aldana ka thënë se reaguesit e urgjencës u telefonuan në orën 10:37 me kohën lokale për një arrest kardiak.

Aldana nuk ka konfirmuar emrin e pacientit, i cili nuk mund të identifikohej për shkak të ligjeve të privatësisë, por ka thënë se pacienti u dërgua në një spital lokal në orën 11:17.

Një zëdhënës i Sherifit të Qarkut të Los Angeles, ka thënë se ata ndihmuan zyrtarët e zjarrfikësve në një telefonatë mjekësore këtë mëngjes, por gjithashtu nuk konfirmuan emrin e pacientit.

Lisa Marie Presley dhe Michael Jakson

Lisa Marie Presley u pa së fundmi të martën në mbrëmje në Golden Globe Awards, ku mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë.

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie kishte vazhduar të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues të vitit 2003 shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.

Ylli ishte gjithashtu e njohur për një seri martesash të profilit të lartë me legjendën e popit Michael Jackson, aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockwood.

Ajo kishte katër fëmijë, duke përfshirë aktoren Riley Keough. Djali i Presleyt, Benjamin Keough, i cili vrau veten në vitin 2020.

Ajo ishte e martuar më parë me Michael Lockwood, Nicolas Cage, Michael Jackson dhe Danny Keough. Përveç djalit të saj të ndjerë, ajo ishte nëna e aktores Riley Keough, Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika