Udhëheqësi amerikan i të drejtave civile, Jesse Jackson, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Siç shkruan BBC, Jackson u nda nga jeta të martën në mëngjes, i rrethuar nga familja, transmeton Dukagjini.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik teksa Jackson vuante nga një sëmundje e rrallë degjenerative, e quajtur paralizë progresive supranukleare (PSP).
Po ashtu më herët ishte diagnostikuar me Parkinson.
Për vdekjen e tij reaguan shumë figura të njohura.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama e quajti atë një “gjigant të vërtetë”.
Jackson kandidoi për president në vitet 1984 dhe 1988.
Ai ishte bashkëpunëtor i afërt i Martin Luther King Jr. dhe ishte pranë tij kur u vra në vitin 1968.
Gjatë jetës së tij, Jackson organizoi protesta paqësore dhe punoi për të drejtat e afro-amerikanëve dhe shtresave të varfra. Po ashtu ai themeloi organizatën Rainbow PUSH Coalition për drejtësi sociale.
Jesse Jackson lindi në vitin 1941 në Karolinën e Jugut. Ai lë pas bashkëshorten Jacqueline dhe gjashtë fëmijë. Djali i tij, Jesse Jackson Jr., ka qenë ish-anëtar i Kongresit amerikan.