Vdes në moshën 86-vjeçare akademiku Bahri Beci

Akademiku Bahri Beci, një figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur shkencore dhe kulturore

Akademiku Bahri Beci

Akademiku Bahri Beci ka ndërruar jetë të dielën në moshën 86-vjeçare, lindur në Shkodër në vitin 1936.

Ai ishte një personalitet i shquar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Gjatë karrierës së tij, akademiku Beci shquhej për veprimtarinë e tij të pasur në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike dhe bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e dialektologjisë, fonetikës, gramatikës, historisë së gjuhës shqipe dhe statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike.

“Ai është autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike”- thuhet në njoftimin e ASHSH-së për vdekjen e akademik Becit.

Pas mbarimit të studimeve universitare në vitin 1958, Akademiku Beci u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë dhe ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese, përfshirë përgjegjësinë për sektorin dhe drejtimin e projekteve shkencore, si dhe rolin e sekretarit shkencor dhe drejtorit.

Ai kreu edhe studime të avancuara në Paris, ku mbrojti doktoratën me temën “Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra” (Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës).

Më pas, kthimi në Tiranë e lejoi atë të përfundojë disertacionin e shkallës së parë me temën “Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e shkallës së dytë me studimin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës”.

Veprimtaria universitare e Akademikut Bahri Beci përfshiu punë në disa vende, përfshirë Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris (INALCO).

Fusha kryesore e veprimtarisë së tij shkencore-kërkimore është studimi i historisë së dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes, me theks të veçantë në të folmet veriperëndimore dhe qendrore të shqipes, duke përfshirë zonat e Shkodrës dhe Dibrës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka planifikuar të bëjë homazhe për akademikun Bahri Beci në datën 22 gusht 2023 nga ora 09:00 deri në 11:30, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. Në ora 12:00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit të tij.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika