Vdes në QKUK fëmiu i cili ishte aksidentuar në magjistralen Pejë – Prishtinë

Një fëmijë ka vdekur gjatë trajtimit në QKUK pasi nuk i përballoi lëndimet e marra nga aksident trafiku që ndodhi më 24 shkurt në magjistralen Pejë – Prishtinë

QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekur një fëmijë gjatë trajtimit në QKUK pasi nuk i përballoi lëndimet e marra nga aksident trafiku që ndodhi më 24 shkurt në magjistralen Pejë – Prishtinë saktësisht në fshatin Grabanicë – Klinë.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman.

Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestar ishte transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman. Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika