Vdes një 22-vjeçar në Gjilan, dyshohet se ra nga dritarja e banesës

Një 22-vjeçar ka humbur jetën në Gjilan pasi dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij. Policia ka nisur hetimet për rastin teksa është cilësuar si "Vdekje e dyshimtë"

Një 22-vjeçar ka vdekur në Gjilan pasi dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se policia e ka gjetur atë të shtrirë në rrugë e në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pas kësaj është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, por nuk i ka mbijetuar lëndimeve që ka marrë.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Rreth orës 15:54, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. ‘Abdulla Presheva’ – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22-vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij. I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan, me urgjencë i përcjellë nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë, mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika