Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pacient i Entit Special në Shtime ka vdekur.
Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar pa shenja jete në QKMF të Shtimes ku është konstatuar vdekja e tij.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është nën hetime.
“Rr. Anton Çeta, Shtime 25.02.2026, 19:23. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient në Entin Special Shtim, është sjellë pa shenja jete në QKMF-Shtime ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.