Vdes një person në një vetaksident në Pejë

"Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poqestë të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka njoftuar Gashi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika