Vdes një person pas aksidentit mes një veture dhe kamioni në Baincë të Drenasit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e së hënës në Baincë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në Baincë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Të fundit nga rubrika