Një person rreth 31 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të mërkurën në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 21:37, Policia e Mitrovicës ka pranuar informacion për një aksident në këtë fshat. Sipas informatave fillestare, personi i lënduar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, ka deklaruar ai.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.