Vdes një punëtor në Prishtinë, lëndohet një tjetër – nisin hetimet

Një person ka humbur jetën pasi ishte lënduar në vendin e punës në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i mjekëve në vendin e ngjarjes teksa edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti, mes tjerash, bëri të ditur se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Të fundit nga rubrika