Vdes Prenk Gjetaj, ish-kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur

Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj.

Ai ishte po ashtu ish-kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e Gjetajt në Facebook.

Kushtrim Gara nga Komisioni për të Zhdukurit lajmin për humbjen e tij e ka quajtur të dhimbshëm duke thënë se ishte një njeri me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe.

Gara ka thënë se shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga secili.

“Sot morëm lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit e mbështetësit të jashtëzakonshëm, Kryetarit Prenkë Gjetaj. I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga veprimtari i orëve të para për çlirimin e vendit…Njeriut me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe. Do të mbetet gjithmonë një shembull i vërtetë i humanistit e njeriut të urtë, por edhe gjithnjë i pamposhtur në qëndrimet e tij të drejta. Nga i cili mësuam shumë , e mbi të gjitha se çfarë do të thotë të jesh i drejtë dhe i palëkundur. Shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga të gjithë ne”, ka shkruar Gara në Facebook.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika