Një punëtor ka vdekur pasi është rrëzuar nga skelet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës.
34-vjeçari, F.A. nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht u dërgua në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.
Më pas ai u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku rreth orës 16:30 konfirmohet vdekja e tij.
Policia e Kosovës njofton se lidhur me këtë rast, pronari i kompanisë ndërtimore, N.B., pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit, është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.