Vdes tragjikisht ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së

Një ish-Ushtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës e ish pjestar i TMK-së ka gjetur vdekjen në malet e fshatit të tij gjersa po tentonte të siguronte dru për dimër. Bashkëluftëtarët e tij thanë që pensioni i ulët i veteranit e kushtet e rënda ekonomike e detyruan që ai të dal vet në mal, i cili ishte edhe rrugëtimi i tij i fundit.

Vdes tragjikisht ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së

Në fotografinë e të pamës ia kishin zgjedhur atë me uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës sepse ajo ishte krenaria e tij më e madhe.

Kapllan Beqa, ish ushtar i UCK-së e pastaj edhe pjestar i Trupave Mbrojtës të Kosovës vdekjën e gjeti në mënyrë tragjike në malet e fshatit të tij.

Gjithcka ndodhi gjersa po tentonte të siguronte dru për kohën e ftohtë të vitit.

Jeta e vështirë ekonomike dhe pensioni i ulët sipas bashkëluftëtarëve të tij e detyruan që ai të dal në mal të siguroj dru.

“Dihet që pensionet tona janë pensione simbolike, ai ka qenë me pension të TMK-së, djali vec sa ka fillu me punu kështu që kushtet ekonomike e kanë diktu që të shkoj dhe ti bëjë drutë vet. Po ai ka qenë shumë modest. Na i kem thanë vijmë me traktora, ai mos me na ngarku neve ka shku me I bartë vet kështu që ka ardh deri tek momenti tragjik ku aksidentalisht ka ndërruar jetë”, ka thënë Agron Tafaj.

Agron Tafaj, që pjesen më të gjatë të jetës e kishte shok, tregoi që Kapllani kishte dashuri të madhe për uniformën ushtarake.

Prandaj, kishte pasur dëshirë edhe ta shoh djalin e tij në një të tillë.

“kemi qenë të pandarë që nga dita e parë e luftës deri në ditët e fundit, pastaj kemi kalu edhe 10 vite në TMK, Kapllani ka qenë njeri i përkushtuar për uniformë kështu që djali tij ani pse ka përfundu fakultetin e edukimit, ai prap ka insistu dhe djalin sot e ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Tafaj.

Në ndëkohë, nga Policia treguan detajisht se si kishte ndodhur rasti.

Sipas dëshmive, ai ishte rrotullisur me mjetin e tij të punës në mal.

“Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë duke transportuar dru dhe në një moment është rrokullisë e si pasojë e plageve të marra, I njejti ka humbur jetën. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi I pajetë është dërguar për obduksion. Hetimet janë duke vazhuar dhe rasti po hetohet si rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Vesel Gashi, nga policia në Prizren.

Kapllan Beqa ishte 58 vjecar dhe jetonte në fshatin e tij të lindjës, Studencan të Suharekës ku pikërisht e gjeti edhe vdekjen.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika