Vela: Presidentja nuk rrëzohet nga Kushtetuesja, ajo do ta ketë edhe një tjetër mandat

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do të rrëzohet, dhe sipas tij ajo do ta përfundojë mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, foto Telegrafi.

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela në një intervistë për portalin Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se nuk ekziston asnjë element për t’u kontestuar juridikisht procesi i zgjedhjes së Presidentes.

Ai ka deklaruar se edhe nëse ish-kandidati për deputet Veton Berisha fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese, Presidentja nuk cenohet.

Vela ka shtuar se viti i dytë i Osmanit në krye të Presidencës ka qenë mjaft dinamik.

“Në vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat duke filluar nga lufta në Ukrainë. Presidentja ka qenë jashtëzakonisht aktive, sidomos në politikën e jashtme. Ajo ka prekur shumicën e kontinenteve, duke pasur takime me shtete njohëse dhe jo njohëse për të shtyrë përpara fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Shefi i kabinetit të Presidentes ka komentuar edhe raportimet në media në lidhje me një rrëzim të Presidentes nga Gjykata Kushtetuese.

Vela thotë se Presidentja do ta vazhdojë mandatin deri në fund dhe ajo nuk do të rrëzohet.

“Presidentja nuk do të rrëzohet. Ajo do ta kryej mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat”, ka deklaruar Vela.

Po ashtu, ai ka thënë se edhe nëse do të merret për bazë ankesa e ish-deputetit Veton Berisha, nuk do të cenohet procedura e zgjedhjes së Presidentes.

“Hipotetikisht do të mund të rrëzohej vetëm një deputet. Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 82 deputetë. Nuk ka asnjë bazë ligjore, juridike, kushtetuese që të mund të vihet në atë konkludim [rrëzimi i Presidentes]. Lajmi u është shpërndarë mediave [për rrëzimin e mundshëm të Presidentes] nga qarqe që lidhen me Serbinë. Nuk u vë faj këtu mediave. Janë disa shpërndarës të lajmeve të rreme”, është shprehur ai.

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, ka thënë se nuk ka asgjë kundër mediave dhe sipas tij AGK në disa raste do të duhej të reagonte vet kundër mediave që dezinformojnë.

Në këto vite presidentja sipas tij ka vendosur një standard të ri sa i përket vendosjes së meritokracisë në institucione.

Ai ka thënë se megjithatë Presidenca nuk ka lënë anash edhe çështje tjera siç ishte reagimi për shtrenjtimin e rrymës.

“Megjithatë institucionet janë të pavarura dhe kanë vendosur ndryshe”, ka deklaruar tutje Vela

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika