Vela: Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, duhet të sanksionohet

Shefi i Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela ka thënë se Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kanë kryer mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë, dhe se sipas tij, ajo duhet të sanksionohet

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë sot (e diel) se Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kanë kryer mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.

Në një postim në platformën “X”, Vela ka thënë se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe se sipas tij, duhet të sanksionohet.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan ai.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika