Vëllai i Liridonës: Po na thërrasin njerëz për të ofruar informacione për vrasjen, drejtohuni organeve të drejtësisë, jo familjes

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka thënë se ditëve të fundit janë duke u kontaktuar nga njerëz të ndryshëm, të cilët u kanë ofruar informacione për vrasjen e saj. Leonardi u është drejtuar me një lutje personave që kanë informacione lidhur me vrasjen, të drejtohen tek organet e drejtësisë e jo te familja

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka thënë se ditëve të fundit janë duke u kontaktuar nga njerëz të ndryshëm, të cilët u kanë ofruar informacione për vrasjen e saj.

Këtë e ka bërë të ditur Leonard Ademaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ademaj u ka bërë lutje personave që kanë informacione e që janë të lidhura me rastin e vdekjes tragjike të Liridonës t’i ndajnë me policinë e prokurorinë dhe jo me familjen Ademaj.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Ai ka thënë se interesi i tyre është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Ademaj.

Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuarit që janë arrestuar janë bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e së ndjerës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Lexo dhe këtë: “E pajisi me armë”, detaje rreth planifikimit të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën, Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika