Vendimi i gjykatës ç’blindon zyrat e PD-së

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për ta njohur statutin e ndryshuar të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ndërsa ky Kuvend ishte thirrur nga Sali Berisha, pas këtij kuvendi, zyrat e PD-së u blinduan nga ish-kryetari Lulzim Basha pasi nuk e konsideronte vendimin e partisë që e udhëheq ky i fundit.

Gjatë ditës së diele, janë parë punëtorët fizikë duke larguar pjesë të dyerve të blinduara në hapësirat e PD-së.

Flamur Noka, nga komisioni për rithemelin PD-së, para disa ditësh ishte në vizitë te selia qendrore e partisë dhe lajmëroi “ç’blindimin” e objektit.

Kjo e “ç’blindimit”, ka qenë edhe ndër kauzat kryesore të Berishës, pas fitores që ai arriti në Gjykatën e Tiranës sa i përket statutit të tij të partisë. Po ashtu, Berisha vërtetoi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, se brenda PD-së, ai ka fraksionin mbështetës më të madh.

Politika e djathtë shqiptare që një kohë të gjatë është duke bërë thirrje për bashkimin e demokratëve në një çati.

Edhe gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike më 23 mars, kanë qenë dy deputetët demokratë Helidon Bushati dhe Ervin Salianji, të cilët kanë kërkuar heqjen e “dyerve të blinduara”.

Bushati është shprehur se heqja e tyre do të ishte hapi i parë “drejt bashkimit të partisë”.

Ndërsa, Salianji e konsideronte një veprim simbolik, ku përmes saj tregohej “hapja e partisë”.

“Jemi këtu për të mirën e PD-së. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik”, do të shprehej fillimisht Bushati.

Sipas tij, vetëm të bashkuar mund të jenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, duke cilësuar se “lokalet janë më të afërta”.

Sakaq, Salianji do të deklaronte se dyert e hekurit “ta shpifin” dhe as nuk preken me dorë. Për këtë arsye duheshin hequr.

Partia Demokratik ka nisur  me kuvendin zgjedhor për të parin e saj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika