Vendimi i Qeverisë: Çmimi i naftës jo më shumë se 1.85 euro, i benzinës 1.74

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet maksimale për shitjen e derivateve, për 24 orët e ditës së hënë

Qeveria e Kosovës me Udhzimet Administrative të reja për çmimet e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet maksimale të derivateve gjatë 24 orëve të ditës së hënë.

Në vendim bëhet e ditur se:

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 85 eurocentë për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 74 eurocentë për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 78 eurocentë për litër.

Sipas vendimit, Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.

Ilustrim

Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Çmimi i derivateve në Kosovë, pësonte rritje edhe kur në bursën ndërkombëtare shënonte ulje.

Në mars të vitit 2022, një litër naftë kushtonte rreth 1.69 euro, varësisht nga lokacioni, kurse tash në fund të qershorit çmimi arrin në 1.89 euro për litër.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve, kanë thënë se çmimet nuk diktohen nga ta por një gjë e tillë bëhet nga berza dhe organizatat prodhuese.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika