Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e Gjykatës në Mitrovicë

Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë janë hasur mbishkrime me përmbajtjen “Albin Zajednica”

Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime me përmbajtjen “Albin Zajednica”, të mërkurën e 22 marsit.

Në raportin-24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Vandalizëm”.

Sipas njoftimit të policisë, mbishkrimet dyshohet të jenë shkruar nga katër persona.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit, kanë shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas kësaj partie, Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.

“Në VV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

Sipas tij, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politikë. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”, ka thënë Hysni, shkruan EO.

“Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim”.

“Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika